Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka bërë një rezyme të dosjes së prokurorisë në lidhje me hetimin ndaj grupit të Habilajve dhe përfshirjen e SaimirTahirit me ta.
“Sot s’ kemi ardhur të marrim një mandat arresti nga ju për Tahirin, pasi atë e jep gjykata, ne kemi ardhur të heqim thjesht imunitetin në mënyrë që vazhdojnë hetimet ndaj deputetit Tahiri. Kërkesa jonë e bërë ka të bëjë me dhënien e autorizimit për arrestim, por vendimin e jep gjykata”., – tha ai ndër të tjera.