A do të ketë qeveri teknike? Flet kryetari i Kuvendit Ilir Meta: Jemi dakord me Lulzim Bashën për… 

325

 

meta

“Çështja e koalicionit nuk duhet të përzihet me cështjen e reformës në drejtësi. Koalicioni duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin për të përmbushur detyrimet programore ndaj qytetarëve shqiptarë”- është shprehur Kryyetari i Kuvendit Ilir Meta pas drekës së dytë brenda 24 orëve të konsumuar me ish deputetin Koço Kokëdhima.

Një deklaratë që në pamje të parë e shmang skenarin e shumërfolur nga dje e deri sot se vendi në Shtator të do të ketë një qeveri teknike. Dyshimet shtohen edhe më shumë kur i pyetur nga gazetarët se a do të ishte Rexhep Meidani në krye të një qeverie teknike Meta vletëson se kjo është një pyetje e parakohshme. Me këtë përgjigje Meta as nuk pohon, por ama as nuk e mohon kategorikisht një skenar të tillë.

“Me qetësi dhe dashurinë” e nevojshme në një kohë të ethshme politike, Ilir Meta duket se e ka kamufluar të gjithë angazhimin e tij për një qeveri teknike me fjalinë: “Do të bëjmë cdo gjë për të përmbushur afatet për reformën”. E për të konfirmuar se ai ka një raport ende bashkëpunues me Lulzim Bashën minimalisht për Reformën në Drejtësi, e maksimalisht për shumë më shumë se kaq Meta rrëfen se: “Jam shumë dakord me z.Basha për faktin që duhet të jetë një proces parimore dhe një proces afatesh.

“Keni folur për një qeveri teknike”- i kujtuan gazetarët Ilir Metës ndërsa ai edhe njëherë sqaroi se: “unë kam folur për një qeveri teknike që mund të garantojë klimën e besimit për një reform në drejtësi. Kjo situatë është e kapërcyer. Qeveria teknike për të cilën flet z.Basha është një cështje tjetër. Angazhimi ynë për zgjedhje do të jetë maksimal. Jemi në momentin për tu përqendruar tek reforma në drejtësi”- ka përfunduar Meta komunikimin e tij me gazetarët ndërsa, dalja e tij publike erdhi si reagimi i tretë brenda pak orësh kur Basha e Rama kanë vringëllyer shpatat politike për herë të parë në publik, sa i takon skenarit të qeverisë teknike.

Comments