A duhet në Qeverinë e ardhshme të mundshme të përfshihen gjithë subjektet politike shqiptare?!

162

Image result for Koalicioni i partive shqiptare me LSDM

Maqedonia po hyn në një fazë të re zhvillimesh politike ndërsa po zhvillohen takime intenzive midis partive të ndryshme shqiptare dhe partisë opozitare maqedonase LSDM për formimin e një qeverie pas dështimit të raundit të parë kur rolin e mandatarit e kishte VMRO me koalicionin që dështoi me BDI-në të bëjnë një koalicion pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Por derisa kemi kombinatorika të ndryshme se cilat subjekte politike do të përbëjnë qeverinë e re eventuale ftojmë lexuesit e Faktiditor që të japin vlerësimet e tyre se cilat parti shqiptare do të ishte më mirë me LSDM-në të bënin një koalicion të mundshëm, ose më saktë a do të ishte mirë që në Qeverinë e mundshme me LSDM-në të përfshiheshin të gjitha subjektet politike shqiptare?! .Kërkojmë opinionin tuaj lidhur me këtë cështje por mundësisht opinionet tuaja të nderuar lexues të jenë në frymën e një debati konstruktiv .

Comments