Edhe pse është folur shumë, lënda mësimore “Gjuhë shqipe dhe letërsi” në shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës mësohet ende si një lëndë e përbashkët.
A duhet të ndahen si dy lëndë të veçanta, a pështatet profili i mësimdhënësve për të vazhduar tutje ta shpjegojnë si lëndë të integruar, a ka buxhet për ndarjen e gjuhës dhe letërsisë në dy lëndë të veçanta, a do të ngarkoheshin nxënësit etj., ja se çfarë mendojnë profesorët Rrahman Paçarizi e Begzad Baliu, mësimdhënës të nivelit parauniversitar dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit./Observer Kult

