A e hapi Pacolli fushatën zgjedhore, më mijëra të rinj në shtëpinë e tij?

104

A e hapi Pacolli fushatën zgjedhore, më mijëra të rinj në shtëpinë e tij?

Moebel THEMA

Behgjet Pacolli ka dëshmuar sonte se vazhdon të gëzojë përkrahje të madhe. Dhe, për çudinë e shumëkujt, Presidenti i AKR’se duket se këtë përkrahje e ka tek të rinjtë. Ai ka arritur të mbledh në shtëpinë e tij mijëra të rinj që kanë ndjekur një koncert për ditëlindjen e tij.

Ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka organizuar një festë madhështore në shtëpinë e tij në Hajvali të Prishtinës, ku ka ftuar çdo njeri që mund të shkojë. Atij kësaj ftese publike I janë përgjigjur mijëra njerëz.

Pjesë e festës së Pacollit ka qenë edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Vet Pacolli në një deklarim për media ka thënë  se kjo nuk është një festë që ai e ka organizuar me rastin e ditëlindjes që e pati në gusht, por një festë për shokët e tij të rrjetit social Facebook, me të cilët siç tha ai, komunikon çdo ditë.

“Kam shumë miq dhe vente të tilla kam organizuar edhe më parë. Ky është eventi më i madh që e kam organizuar dhe kanë ardhur me dhjetëra mija njerëz, mbi 15 vizitorë janë regjistruar, Kanë ardhur një numër i madh njerëzish nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi e po ashtu nga diaspora. Kjo nuk është festë e ditëlindjes, sepse ditëlindjen e festova vetëm me familjen e ngushtë. Kjo s’është një festë ditëlindjeje. Kjo është një mbrëmje për miqtë e mi të Facebook”, u shpreh Pacolli./Gazeta Express/.

Comments