A është duke e shqyrtuar Vetëvendosje ofertën e Anton Qunit? Flasin nga partia e Kurtit

391
fresco

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci,  ka thënë se çdo gjë në lidhje me atë se a do ta pranoj apo jo Vetëvendosje ofertën e Ministrit Anton Quni, që ta kthej në qeveri Agim Veliu, në mënyrë që të tërhiqet  mocioni i mosbesimit, është spekulim.

“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, ka shkruar shkurt Bajqinovci.

Comments