Ekipi i gazetarëve nga MakFaks e ka kontaktuar deputetin e VMRO-DPMNE-së, Goran Manojloski, për ta vërtetuar lajmin se e ka vizituar deputetin e LR PDSH-së Zijadin Sela dhe se i ka kërkuar falje.
Por, Goran Manojloski i frikësuar, si duket dhe me presion nga anëtarësia e VMRO-DPMNE-së është përgjigjur:” Nuk e di se me kë jam duke biseduar, secili mund të paraqitet në secilën mënyrë”, komentoi deputeti Manojloski.
Sipas faqes së Parlamentit, Goran Manojloski është doktor i mjekësisë, specialist internist, kardiolog./