
Zëdhënësi i i LSDM-së Petre Shilegov në pyetjen se a i kanë mbledhur nënshkrimet për Qeverinë e re, nuk u përgjigj konkretisht por tha se “nuk ka nevojë të shqetësohen qytetarët, LSDM-ja do të punojnë në gjetjen e një zgjidhje që do të sjellë deri në formimin e një qeverie të re, shpejtë dhe në mënyrë efikase.”
Shilegov tha se sapo të rrëzojnë nga pushteti Nikolla Gruevskin e VMRO-së, me të “në histori do të shkojë edhe presidenti Gjorge Ivanov”.