A janë dëshpëruar shqiptarët që e votuan LSDM-në në vitin 2016? Përgjigjet Zekiri

487

Në ciklin e fundit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut një numër i kosiderueshëm i shqiptarëve etnik që jetojnë në këtë shtet votuan për partinë e bllokut maqedonas, LSDM, e cila thirret në multietnicitet dhe në strukturat e saja udhëheqëse ka të emëruar edhe disa figura shqiptare.

Njëri nga eksponentët kryesor të kësaj partie, apo njeriu i parë i cili e theku këtë paragjykim tek qytetarët, është ish gazetari Muhamed Zekiri, i cili deri më tani ishte deputet në Kuvendin e RMV dhe gjithashtu mban postin e nënkryetarit në këtë parti.

I ftuar në intervistën javore në Gazeta Express, ishte pikërisht Muhamed Zekiri ka rrëfyer për këtë fenomen zgjedhor që ka ndodhur në kohët e fundit tek shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen e gazetarit se a janë të dëshpëruar shqiptarët eë votuan në zgjedhjet e fundit të vitit 2016 për LSDM ai u përgjigj se shkak për një dëshpërim të shqiptarëve tek LSDM-ja ka qenë pikërisht koalicionimi parazgjedhor i saj me BDI në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 2017, ku si rezultat i kësaj BDI tani falë mbështetjes së LSDM menaxhon me katër komunat më të mësha shqiptare në MAqedoninë e Veriut.

 

Comments