Duket një akuzë ose më saktë tingëllon ashpër, por fakti që dikush është tallur me emrat apo mbiemrat e anëtarëve të Këshillit Vendorë, zgjedhjet e së cilës do të mbahen të dielën , kjo përbën një skandal, kur dihet se pikërisht Hasanbegu njihet si një vendbanim me shqiptarë dhe aq më tepër një vend ku ka rezistuar dhe ka dhënë dëshmorë të shumtë përfshirë edhe heroin Harun Aliu.
Shumë emra shqiptarësh përmes listës kuptohet se nuk tingëllojnë të tillë .
A janë në direktivat nga Komuna e Gazi Babës apo është dicka tjetër kjo do dëshmohet ditëve në vijim ndërsa Faktiditor.ch do përpiqet që të sjellë faktet se kush fshihet pas këtij skandali që kanë të bëjnë me listat e kandidatëve për këshilltarë të Bashkësive Urbane Alija Avdoviq dhe Jane Sandanski .
Kritika poashtu ka patur edhe nga ana e banorëve për mënyrën se në këto dy bashkësi urbane në Hasanbeg që në fillim të fushatës janë bërë shumë parregullësi sidomos në kompletimin e listës së kandidatëve dhe mos shpalljen e kësaj liste nëpër vende publike .
Banorët e Hasanbegut gjithashtu kanë drejtuar kritika ndaj kreut aktual të Komunës së Gazi Babës që as dy përqind nuk ka realizuar në atë që ai ka premtuar dhe që ka të bëjë me nevojat elementare të qytetarëve rreth infrastrukturës, punësimeve dhe shumë cështje tjera që kanë qenë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhje komunale dhe që shumë vota pikërisht i njëjti kryetarë ka marrë në këtë zonë./Faktiditor.ch.