Elseid Hysaj e di se shanset për titull i janë zbehur dukshëm Napolit, teksa tashmë kërkon vetëm të vazhdojnë dhe t’i fitojnë 8 ndeshjet e mbetura dhe të presin për ndonjë gafë të Juventusit.
Barazimi (dështimi) 1-1 në transfertë me Sassuolon dhe fitorja e Juventusit 3-1 kundër Milanit, ia ka zbehur dukshëm gjasat Napolit për titull, që tani mbetet katër pikë prapa “Zonjës së Vjetër”.
Por, shqiptari Elseid Hysaj kërkon që skuadra e tij të vazhdojë dhe t’i fitojë ndeshjet e mbetura dhe t’ia lënë kohës çështjen e titullit.
“Duam të fitojmë çdo ndeshje të mbetur, çfarë do të ndodhë pastaj atë do ta tregojë tabela e klasifikimit”, tha Hysaj.

