A mund PDSH dhe LRPDSH të bëhen bashkë sërish?!

Trupi elektoral mbetet aty, është po i njëjti, mirëpo çarjet e brendshme dhe ndarja në dy subjekte solli në humbje të dyja palët transmeton Faktiditor.ch.Bashkërisht kanë 5 deputetë aq sa është e mjaftueshme për një grup Parlamentarë ndërsa bashkë mundësia për deputetë tjerë do ishte akoma më e madhe.Janë dy palë që për arsye të ndryshme kanë akuza pandërprerë me njëra -tjetrën por duke parë se këto carje i dëmtuan të dyja, cili mund të jetë veprimi i përbashkët në të ardhmen nëse do kishte një mundësi të tillë pasi lidershipi tashmë është në dorëheqje.A do mund që strukturat e reja partiake të mund të bashkojnë sërish të njëjtin elektorat që kjo parti kishte në të kaluarën?!
PDSH dhe LRPDSH kanë të njëjtën origjinë.Të dy tashmë kanë liderë në dorëheqje.A mund të ndodhë sërish bashkimi i këtyre dy subjekteve në një të vetëm me një lider qoftë ai edhe Zijadin Sela derisa ky i fundit me liderin Menduh Thaci kanë shkëmbyer midis tyre akuza skajshmërisht të rënda dhe bëhet shumë i vështirë bashkimi.
A mund të ndodhë i mbetet opinionit ta shpjegojë duke dhënë variantet e tyre.Nëse po si mund të ishte i mundshëm ky bashkim dhe në të kundërtën përse nuk mund të ndodhë?!
