A mund të kemi edhe më tej përgjime? Pivovarov: Asgjë nuk garanton që nuk përgjohemi: Kadriu: Po, por vetëm me vendim gjyqësor

93

Moebel THEMA

Profesori univerzitar dhe ish kreu I DSK-së Vlladimir Pivovarov, thotë se për momnetin askush nuk mund të jep përgjigje nëse është penguar ndekja ilegale e komunikimeve pasiqë sistemi dhe ligjet aktuale lejojnë keqperdorimet eventuale.
“Unë me të vërtet nuk po shoh se kemi luftë të vërtet. Askush nuk ka asnjë qasje dhe asnjë kontroll nëse është penguar ndjekja ilegale e komunikimeve. Ky është problemi kryesor dhe beteja kryesore e atyre që e kontrollojnë këtë sistem, me të cilin gjithmonë duan të janë para kundërshtarit politik. Deri më tani nga askush nuk janë bërë analiza të besueshme rreth përgjimeve që të na vërtetojë neve qytetarëve se gjithçka është në rregull. S’kemi informacione se kush udhëheq me këtë sistem, prandaj  nuk mund të hidhim poshtë idenë se në Maqedoni vazhdon përgjimi i qytetarëve”, tha Vladimir Pivovarov, profesor universitar.
Ekpseri Juridik  Osman Kadriu sqaron se ligji është I qartë, përgjimet mund të bëhen vetëm në dy raste edhet atë me vendim gjyqësor.
“Sipas regullativës së tashme çështja e përgjimeve mund të ushtrohet vetëm në dy raste dhe me plotësimin e kushteve konkrete. Në qoftë se punohet për zbulimin,  pengimin  ose ndekjen penale për vepra konkrete dhe kundër personave konkret, mund të ketë përgjim dhe përkëtë duhet të ketë vendim paraprak prej gjygjit. Pa vendim të gjygjit nuk mund të ketë përgjim.  Nëse punohet për interest që kanë të bëjn me mbrojtjne e RM por edhe për këtë rast duhet vendim gjyqësor”, tha Osman Kadriu, ekspert juridik.
Sipas Osmanit pasi që nuk ka mundësi objektive për të përcjellur këtë dukuri, mbetet  që nëpërmjet komisioneve parlamentare, të cilat kanë kompetenca për mbykqyrjen e këtyre shërbimeve secrete, të kërkohet kontroll adekuat dhe përgjegjësi konkrete. Institucionet kompetente duhet të zbardhin rastin thot Kadriu sepse në të kundërtën Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë një shtet evropian dhe i së drejtës.
Comments