A po monitoron FSK-ja infrastrukturën kritike me dronët “Bayraktar”?

115

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intensifikuar monitorimin dhe patrullimin e infrastrukturës kritike në vend.Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një interviste në FIVE të Dukagjinit, theksoi se këto masa janë ndërmarrë si pjesë e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit, veçanërisht pas sulmit të fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.

Ai shtoi se patrullimet përfshijnë të gjitha aspektet kritike të infrastrukturës për të mbështetur Policinë dhe KFOR-in, të cilët janë të angazhuar në ruajtjen e sigurisë në veri të vendit.“Fokusi ka qenë, ruajtja në kuptimin e monitorimi dhe patrullimit të infrastrukturës kritike dh në veçanti fokus duke u lidhur edhe me sulmin ka qenë të infrastruktura që ndërlidhet me ujërat dhe kanalin e Ibër-Lepencit. Më saktësisht njësitet e FSK-së pas një analizë që kemi bërë më shtabin e përgjithshme janë orientuar që të kryejnë detyrat e patrullimi dh epika të vëzhgimit përgjatë kanalit Ibër-lepenc nga Obiqli deri në Mitrovicë. Si dhe të gjitha pendat e liqeneve artificiale. Por edhe patrullime të tjera.

Të gjitha ato që lidhen me aspektin e energjisë elektrike dhe me aspektin e furnizimit me ujë… më qëllim që t’i mundësojmë KFOR-it dhe Policisë që të jene të përqendruar në katër komunat e vendit dhe në anën tjetër, ne të krijomë një ambient më të sigurt në pjesë tjetër të Kosovës”, ka thënë Maqedonci në FIVE.I pyetur nëse dronët Bayraktar po përdoren për monitorimet e infrastrukturës kritike, Maqedonci ka thënë se përdorin dronët Bayraktar në mënyrë të rregullt, duke shtuar se jo gjithmonë mund të shpallen për publikun detajet e operacioneve që realizohen me këta dronë.

“Ne operojmë më Bayraktar në baza të rregullta… në këtë aspekt vëzhgimin me Bayraktar e bëjmë bazuar në planet dhe urdhrat q lëshohen nga shtabi i përgjithshëm. Normalisht që jo gjithherë për publikun mund të ndahet për publikun ajo që realizojmë dhe zhvillojmë më Bayraktar. Për këtë koordinohemi në vazhdimësi edhe me komandën e KFOR-it”, ka thënë Maqedonci.

Comments