A po shuhet ekipi në futsall i “SEEU” në Tetovë ?!

826
fresco

Largohen shumica e lojtarëve titullar! Sezoni i dytë në ligën parë të Maqedonisë ku garon edhe SEEU-ja nuk po e gjenë veten askund, dhe po kalon ndër sezonet më të dobëta që nga funksionimi i tyre si ekip, njofton Tetova sot. Ky ekip ka qenë ndër ekipet më të suksesshme në Maqedoni, ku vite më parë ata u bën edhe kampion i Maqedonisë dhe kanë qenë kampion 5 vite rradhazi në garat ndërmjet universitetëve.

Njëri ndër shtyllat kryesore të këtij ekipit, njëherit edhe ish kapiteni i këtij ekipit Samir Ramadani, këtë sezon të ri nuk është pjesë e ekipit të SEEU. Por ish kapiteni nuk është larguar i vetëm, largimit të tij i janë bashkangjitur edhe shumë lojtar cilësor, që ishin edhe shtyllat kryesore të suksesit që ky ekip kishte, siç janë: Ismet Ceka, Altin Salihi. Këta lojtar janë më meritoret që ekipi i SEEU ka pasur këtë sukses, si në garat rajonale por edhe republikane.

Por cila është arsya e largimit të tyre? Sipas burimeve brenda SEEU, arsyet e largimit janë kushtet e rënda që u ballafaqoheshin lojtarët, madje ndonjëherë detyroheshin që harxhimet t’i paguajn nga xhepi i tyre. Cili do të jetë tani fati i lojtarëve të larguar, askush nuk e di, dhe askush nuk jep sqarime se cilët ishin arsyet reale që këta të fundit braktisën ekipin e tyre.

Të larguarit nga ekipi, në rrjetët sociale, shihet se janë aktiv shumë, madje postojn edhe foto në zhveshtore pas ndeshjes që zhvillojnë, që askush nuk prononcohet se cili ka qenë destinacioni i tyre i ardhshëm. Ku po shkon futsalli tetovar!? A do të mbijetoj në ligën e pare apo do të shkatërrohet?

Pritet të shihet se a do të gjejne zgjidhje për ta kaluar këtë krizë të rënde që ka kapluar ekipin tetovar.

Kohe me pare te njejtin fat te shkaterrimit e pati edhe skuadra tjeter me elitare ne futsall ne Maqedoni ” Elita” nga Sllatina, fituese e kamionatit, Kupes se Maqedonise dhe pjesemarrese ne Ligen e Kampioneve.

Comments