A u inkurajua Lista Serbe me buxhet të Kosovës?

129

Burim Ramadani

Lista Serbe – që nga ndarja e buxhetit për të më 12 janar 2024 – organzoi praktikisht dy aktivitete të mëdha:
1. Peticionin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri;
2. Protestën në Mitrovicë të Veriut.
Mos të përmendim komunikatat për media dhe letrat dërguar ambasadave të huaja.
Dhe…një heshtje misterioze nga institucionet e Kosovës!
Pyetja në këtë heshtje të mistershme të institucioneve është:
• A u inkurajua Lista Serbe me 360.000 euro nga Kosova?
Paraprakisht,
Më 26 shtator 2023, Lista Serbe shpalli 3 ditë zie për paramilitarët që sulmuan në Banjskë. Zhvilloi homazhe publike për këta paramilitarë e terroristë dhe urdhëroi zbritjen e flamurit serb në gjysëm-shtizë në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovës.
Po atë ditë, Qeveria e Kosovës/Ministri i Punëve të Brendshme konstatoi se Lista Serbe me Serbinë kanë autorësinë e sulmit në Banjskë.
Por, më pas, pa fije logjike as ligjore dhe as patriotike, më 12 janar 2024, KQZ ia ndau 360.000 euro të buxhetit të Kosovës.

Comments