A vlen 180 milionë euro? –Mbappe ‘shtang’ gazetarin me këtë përgjigje

370
fresco

Kylian Mbappe është lojtar i PSG-së. Ditën e sotme talenti francez është prezantuar tek klubi i ri ndaj të cilit nuk i kurseu elozhet.

18-vjeçari befasoi të gjithë me përgjigjen e tij në momentin kur gazetarët e pyetën nëse vlen vërtet 180 milionë euro, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

“Nëse është 180 milion euro, më pak apo më shumë kjo nuk ka rëndësi për mua. Pasi nuk e paguaj unë, kjo është marrëveshja mes dy klubeve. Unë jam këtu për të dhënë maksimumin dhe është shumë e rëndësishme që mos largohesha nga Franca. Dua të bëj paraqitje si sezonin e kaluar”, u shpreh ai.
Kujtojmë që për shkak të Fair Play-it financiar, Mbappe fillimisht do të transferohet në Paris në formë huazimi, ndërsa në fund të sezonit klubi i PSG-së do paguajë 180 milionë euro.

Comments