AAK dhe Nisma paralajmërojnë qeverinë: Mos i shisni tokë Malit të Zi

195

Limaj-Haradinaj

Të dy liderët u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për kufirin me Malin e Zi.Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë shpirtra të shitur, dhe u ka bërë thirrje që të mos e shesin asnjë pjesë të Kosovës.

 “Shpirtrat e shitur e të prishtë përmes votës së fshehur po provojnë ta shesin Kosovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ritheksuar se qëndrimi i AAK dhe NISMA është i qartë dhe ata do të shkojë në kuvend që të votojnë kundër pikës për demarkacionin.

Sipas tij deputetët nesër duhet që të jenë në përputhje me betimin që e kanë bërë.

Ndërkohë ata kanë thënë edhe njëherë se nuk do të jenë pjesë e protestës së nesërme jashtë Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/

Comments