“AAK-ja është dyfishuar”

297

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nga selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e sidomos qytetarët për siç e quajti ai sjelljen dinjitoze gjatë ditës së sotme.

Ai më pas ka treguar për rezultatin e kësaj partie në këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

“Aleanca në tre komuna që ka qeverisë e ka marr besimin e plot. Po e nisim me Junikun, Deçanin dhe Obiliqin. Njëkohësisht jemi të parët në Suharekë, Rahovec dhe të partë jemi edhe në Gjakovë me Ardian Gjinin. Poashtu në balotazh shkojmë në Pejë, Klinë e në Istog”.

Sipas Haradinajt, ky rezultat tregon për dyfishimin e AAK-së në nivel vendi.

Comments