Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton se të hënën e 23 janarit, në orën 14:00 në Hotel Sirius në Prishtinë, do të organizojë konferencë shkencore me titull: Gjenocidi serb në Kosovë.
“Konferenca mbahet në solidarizim për z. Ramush Haradinaj, që po mbahet padrejtësisht në Francë, në përkrahje për lirimin e menjëhershëm të tij. Temat në Konferencë do t’i prezantojnë profesorët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.