AAK kërkon interpelancë me Isa Mustafën për murin në Mitrovicë

191
ramush-haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka ftuar në interepelancë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa pas ndërtimit të murit, i cili ndanë në dysh qytetin e Mitrovicës.

AAK ka mbledhur gjashtë nënshkrime të deputetëve aq sa janë edhe të nevojshme dhe kërkesën e ka proceduar në Kryesinë e Kuvendit dhe i ka kërkuar kësaj të fundit caktoj seancën ku do të zhvillohej interpelanca me kryeministrin Mustafa.

Mirëpo, kjo nuk është kërkesa e vetme e partisë se Ramush Haradinajt, pasi ata po kërkojnë nga kryeministri shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri.

I mbetet Kryesisë,e cila pritet të mblidhet të hënën dhe të vendos përkitazi më kërkesën e AAK-së.

Comments