AAK: Procesi zgjedhor u mbajt në mënyrë demokratike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa asnjë incident të theksuar.
AAK ka thënë se deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa asnjë incident të theksuar
Ahmet Isufi nga AAK, në konferencën e tretë për media, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe orën e fundit që të dalin dhe të votojnë.
“Procesi i sotëm zgjedhor deri më tani ka qenë në mënyrë të daljes së dinjitetshme të qytetarëve dhe në mënyrë demokratike, dhe deri më tani nuk ka ndonjë incident të theksuar përkundër ndonjë parregullsie të vogël.
Ka mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e votimeve, prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të dalin të japin votën e tyre”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të dalë në votime.

