Abazi: Kurti u zhvesh nga atributet dhe vlerat kombëtare pasi që u bë kryeministër
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili së fundmi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për siç ka thënë prishje të raporteve me Shqipërinë.
Ai në një intervistë për Reporteri.net ka thënë se Kurti është zheveshur nga atributetet dhe vlerat kombëtare pasi që është bërë kryeministër, dhe se kauza e tij për bashkim me Shqipërinë ka qenë vetëm sa për të mbërritur në pushtet, çka sipas tij këtë e tregojnë marrëdhëniet aktuale mes dy qeverive.
“Kurti është zheveshur nga atributet dhe vlerat kombëtare pasi që është bërë kryeministër, pa çka që mund të ketë qenë i tillë edhe kur ka qenë në opozitë, sepse të gjitha kauzat, përfshirë edhe kauzën kombëtare duket se e ka pasur më shumë si formë të trajektores për të mbërritur te pushteti se sa për të realizuar, marrëdhëniet me Shqipërinë tregojnë një gjë të tillë, është gjëja më e prekshme shkatërrimit fundamental të marrëdhënieve të dy qeverive ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Abazi.
Sipas tij Kurti paraqitet në Shqipëri vetëm sa për foto, jo për bashkëpunime.
“Kurti paraqitet në Shqipëri sa për të bërë fotografi, për popullizëm, jo për përmbajtjen, asnjë bashkëpunim i vetëm”, ka thënë Abazi./reporteri