Abdixhiku: Do të qëndroj si kryetar nëse dorëheqja nuk pranohet

81

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje nga posti i kryetarit.

Këtë deklaratë ai e dha në konferencën për media pas takimit me nënkryetarët e partisë, ku u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ndër tjerash, ai bëri të ditur se nëse LDK nuk e pranon dorëheqjen e tij, ai detyrohet të qëndrojë në pozitën e kryetarit.

“Nëse Kuvendi i LDK-së nuk e pranon dorëheqjen, të detyron me qëndru në pozitën e kryetarit dhe ta kërkon një gjë të tillë. Është papërgjegjësi t’i shmangesh besimit të anëtarësisë. Kjo është çështje e Kuvendit, jo e imja. Unë e kam për obligim të shtoj dorëheqjen dhe të hapi rrugë për të tjerë që dëshirojnë ta shtrojnë ndonjë platformë tjetër”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv

Ai ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ku njoftoi se do të ofrojë dorëheqjen në Kuvendin e partisë.

Para mediave, Abdixhiku deklaroi se nuk beson se duhet të shkohet në zgjedhje të reja për çështjen e presidentit, pasi sipas tij, ka plot kandidatë konsensualë për këtë pozitë, transmeton Klankosova.tv

“Në qoftë se dikush do marrëveshje politike me LDK-në duhet të bisedojë edhe për çështjen e presidentit. Në qoftë se dikush mundohet të imponojë kandidat dhe nuk i duhen votat e LDK-së dhe ndoshta e kanë fatin e botës dhe e zgjedhin presidentin edhe pa votat tona që i kemi, ne i kemi 15 vota, këto që janë dhe në qoftë dikush dëshiron t’i ketë duhet të bisedojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku njofton Klankosova.tv.

“Kur ulet të flas me LDK-në, duhet të flas për një kandidat i cili i përfaqëson interesat e popullit të Kosovës dhe jo vetëm të një partie politike. Besoj që shumë individë do të shprehin interesim për një pozitë fisnike aq të madhe. Por, kush e përfaqëson unitetin dhe kush e përfaqëson 80 votëshin kjo mbetet të shihet në diskutimet brenda parlamentit me partitë politike. Njëherë duhet të ulemi ne partitë politike”, deklaroi kreu i LDK-së.

Comments