Abdixhiku: LDK rikthehet si forca e parë në Prishtinë pas 12 vitesh

59
fresco

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se se në Prishtinë u rikthyen si parti e parë pas 12 vjetësh, pavarësisht që sipas tij, i kishin të gjithë kundër pa ndalë.

Ai përmes një postimi në Facebokk u shpreh se u listuan në rezultate si të parët për shkak të punës katërvjeçare të Përparim Ramës.

“Në Prishtinë, jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh jo me propagandë, as me exit-polle, e edhe me pak me zhurmaxhi mercenarë. Të gjithë kundër ditë e natë pa ndalë. Nuk jemi marrë fare me ta. Në Prishtinë, jemi rikthyer veç me punë. Punë në katër vite mandat të Përparim Ramës dhe LDK-së. Punë me ndryshimet e brendshme partiake. Sot, struktura e LDK-së në Kryeqytet, me 5 degë e 83 nëndegë eshtë par ekselancë! Guri, siç i themi ne. Model për secilin qytet. Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë”, shkroi Abdixhiku.

Sipas rezultateve të KQZ-së kryetari i Prishtinës do të zgjedheet përmes balotazhit , ku do të garojnë , jenë Përparim Rama nga LDK-ja dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje./21Media

Comments