Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të LDK-së në Istog: Po vijmë të përgatitur për betejën përpara

91

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se bashkë me kryetarët e degëve të LDK-së janë mbledhur në Istog.
Kjo mbledhje e tyre është pjesë e punëtorisë dy ditore si përgatitje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Përgjatë këtyre dy ditëve, do t’i shtrojmë të gjitha çeshtjet organizative të Lidhjes Demokratike, nga caktimi i shtabeve elektorale, tek përcaktimi i vëzhguesve, komisionerëve e orarit të takimeve që nga tash e deri në fushatë. Lidhja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se kjo përgatitje e tyre kaq e hershme tregon seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale, shkruan lajmi.net.
“Pas hartimit të programit politik nga nëntori i vitit të shkuar, organizimi ynë struktural bëhet ngjarja më e rëndësishme partiake. I tillë siç ka nisur, ai do të përcillet në nivel nacional tek 887 nëndegët tona në Kosovë e në Mërgatë nga tani deri në fushatë. Lidhja Demokratike është gati! Me strukturën tonë, njerëzit tanë, idetë e idealet tona të djathta, programin tonë politik ‘Rruga e Re’, përpjekja për një Kosovë siç e kemi ëndërruar gjithëherë gjenë alternativën e domosdoshme – dhe të vetme! Prandaj, le ta bëjmë rrugën bashkë”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku. /Lajmi.net/

Comments