Abdixhiku: Nuk e japim kryeministrin për koalicione

370
fresco

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ndër tjerash ka folur edhe për një koalicion të mundshëm të Lidhjes Demokratike, me parti tjera dhe se a ekziston mundësia që të i jipet pozita e kryeministrit një partneri në koalicion.

“Nuk vjen në shprehje dhënia e pozitës së kryeministrit”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se preferon që të shkohet vetmas në zgjedhje dhe të mos futen në koalicion deri pas përfundimit të zgjedhjeve.

LDK është përfolur që do futet në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka thënë po ashtu se e dëshiron postin e kryeminstrit.

Në zgjedhjet e fundit kombëtare Levizja Vetëvendosje kishte dalë e para në zgjedhje përkundër se kishte garuar e vetme ndaj dy koalicioneve shumëpartiake. Por sipas sondazheve të fundit mendohet se LDK do të jetë partia më e votuar me një eprësi shumë të lehtë ndaj Vetëvendosjes.

Comments