Abdulharam: Përfundoi beteja për Alepon

211
fresco

midle

Beteja për Alepon përfundoi, deklaroi drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut Rami Abdulharam.

Ai theksoi se kryengritësit tërhiqen prej gjashtë lagjeve të pjesës lindore të qytetit, që ishte bastioni i fundit i tyre.

Paraprakisht, organizata me seli në Londër njoftoi se nga fillimi i ofensivës më 15 nëntor, në pjesën lindore të Alepos e kanë humbur jetën 413 civilë, ndërsa 1.139 janë vrarë në pjesën perëndimore të qytetit.

Comments