Abdullahu: Pajtimi për Demarkacionin mund të sjell pasoja të pariparueshme

235

Faton

Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa në një postim në llogarinë e tij ën Facebook ka shkruar se pajtimi për demarkacionin në mes të pozitës dhe opozitës mund të sjellë humbje të pariparueshme.

“Nëse do të pajtohemi pozitë dhe opozitë për demarkacionin, ashtu sikur pretendon opozita, tek atëherë do të shohim çka do të humb Kosova, tek atëherë do të shohim çka do të thotë mospajtimi. Mospajtim dhe humbje e shansit për vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve me Malin e Zi vend i cili pas Serbisë e ka potencialin përbrenda për të qenë kundër nesh dhe këtë në të ardhmen mund ta bëj deri në tërheqjen e njohjes së pavarësisë”

” Mospajtim deri në humbjen e shansit për integrime evropiane, sepse në rrugëtimin tonë për në BE, do të na ndezet drita e kuqe. Mospajtim me SHBA-t duke fituar logjika kryeneçe opozitare se ne ‘populli i përvuajtur i një vendi të vogël’ mund ta kemi mirë dhe jo SHBA-t, që do të mund të vazhdohet ngjashëm edhe për ‘Asociacionin’ edhe për procese tjera. Humbje e mundësisë që si shtet i ri ta ndihmojmë tutje procesin e forcimit dhe konsolidimit të pranisë politiko-ushtarake të NATO-s në Ballkan. Transformimi i FSK-së dhe Vizat as që do të na bien në mend”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

 

Comments