Abdurahim Idrizi kthehet nga Bullgaria me vendin e dytë.Referët e dëmtuan rëndë në finale .Do sjellë dëshmi për këtë skandal
Në turneun ” Niko Open ” që u mbajt të shtunën në Bullgari me pjesëmarrjen e rreth 1000 garuesve Abdurahim Idrizi është kthyer me medaljen e argjendte nga një konkurencë shumë e fortë në atë eveniment sportiv të karatesë.
.
Ish kampioni ballkanik dhe nënkampioni evropian Abdurahim Idrizi nga K.K. Makpetroll morri pjesë në këtë event dhe u kthye si i vetmi medalist nga K.K. Makpetroll.
Abdurahim Idrizi garoi në gara individuale në kategorinë Junior -55 kg ku kishte 4 luftëra, tre fitore dhe një disfatë në finale por kjo e fundit me ndihmen e refereve nga Maqedonia .
Ne xhiron e parë ai u takua me Driton Halimin nga K.K. Fati Tetovë te cilin e mposhti me rezultat 5-0, ndërsa xhiron e dyte u takua me Theopemptou Christos nga Qipro të cilin e mposhti me rezultat 3-0 dhe arriti të plasohet në gjysem finale.Kundërshtari i rradhës ishte Stefan Trpçev të cilin pa problem e kaloi dhe u plasua në finale ku u ndesh me kundërshtarin Stole Smillkovski nga Olimpiku i Shkupit. Në këtë ndeshje Abdurahim Idrizi pësoi disfatë me rezultat të ngushte 2-1, edhe pse sipas trajereve prezent, Idrizi ka qenë më i mirë dhe disa pikë të pastra nuk i kanë referuar ata që ndanin drejtësinë e sfidës dhe që ishin pikërisht referë nga Maqedonia.
Idrizi tha se për këto pikë do sjellim dëshmi dhe foto për të vërtetuar se atij i është mohuar fitorja e pastër./Faktiditor.ch/