AbdylHadi Vejseli sot u zgjodh kryetar i PPD-së

304
AbdylHadi Vejseli sot u zgjodh kryetar i PPD-së

Sot Partia për Prosporitet Demokratik mban kongresin e saj ku pritet që kryetar i saj të zgjidhet AbdylHadi Vejseli.

Përndryshe, para disa ditëve Regjistri Qëndror i Republikës së Maqedonisë, kryetarin e deritanishëm të partisë, Nexhat Bexheti e riktheu si drejtues të partisë.

PPD-ja në mënyrë intensive po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku pas këtij kongresi përfundimisht do të qartësohet struktura organizative e njërës prej partive më të vjetra shqiptare në Maqedoni qysh prej pavarësimit të saj.

Comments