Abelard Tahiri del para protestuesve, veterani: Mos rrej

461

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri doli jashtë Kuvendit për t’i njoftuar vetaranët e UÇK-së se seanca u ndërpre deri në orën 13:00.

Ndërsa po iu premtonte protestuesve se PDK-ja do të jetë krah tyre, njëri prej veranëve i tha “mos rrej”, raporton Gazeta Express.

“Besdojmë që Qeveria dhe mazhoranca do të reflektojnë”, tha Tahiri, duke parlajmëruar mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje.

“Neve na vjen keq dhe do të jemi përkrah jush. Nuk mundet me pasë normalitet…”, tha ai.

Moebel THEMA

Këtu e ndërpreu njëri nga veteranët, duke e pyetur “pse s’e kryve ti më herët?”.

“Më herët e kemi kry, kemi me e kry edhe tash”, iu përgjigj tahiri.

Veterani foli sërish.

“Mos rrej! Mos rrej!”, i tha ai.

ky diskutim u përmbyll pasi turma nisi me thirrjet “UÇK” dhe Tahiri u largua.

Comments