Abuzoi seksualisht me 3 nxënës, mësuesja kërkon falje

193
Pas dy viteve në burg, Brianne Altice ka kërkuar falje për veprimet e saj, ndërsa ka shpërthyer në lot në seancën për lirimin me kusht të saj.
Prokurorët thanë se një nga djemtë ishte 16 vjeç dhe dy të tjerët nga 17 vjeç, kur Brianne Altice ka pasur marrëdhënie seksuale me ta. Ajo ishte arrestuar edhe gjatë 2013-s, por më pas ishte liruar pasi pagoi garancinë.
Megjithëse humbi punën dhe bashkëshortin, 35-vjeçarja vazhdoi marrëdhëniet me një nxënës 17-vjeçar dhe për këtë u arrestua sërish dy vite më parë. Altice u shpall fajtore për tri akuza për abuzim seksual me dhunë, një gjykatë në Utah e dënoi atë me të paktën dy deri në 30 vjet burg.
Gjykata e shtyrë vendimin për muajin e ardhshëm për dhënien e vendimit nëse do të ketë liri me kusht për ish-mësuesen./Top Channel
Comments