Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet babai monstër pas denoncimit në ‘Fiks Fare’

472

Pas denoncimit në emisionin ‘Fiks Fare’ në Top Channel të abuzimit seksual që babai kishte kryer për tre vite me vajzën e tij, ka reaguar edhe Policia që njofton se ka bërë arrestimin.

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Gjatë emisionit nuk u bë publike as vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe as inicialet e personave të përfshirë, për të ruajtur vajzën 18 vjeçare, por këto janë përfshirë në njoftimin e policisë.

Burri është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë.

Comments