AC Milan shpallet kampion i Italisë

367

AC Milan është shpallur kampion i Serie A për edicionin 2021/22.

Kuqezinjtë triumfuan 3:0 në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Sassuolos në udhëtim, për ta ngritur lart trofeun, pas 11 viteve pritje.

Giroud me dy gola dhe Kessie me një tjetër, ishin realizatorët, shkruan Gazeta Express.

Moebel THEMA

Interi po ashtu shënoi fitore me rezultat 3:0, por ishte e pamjaftueshme pasi duhej që Milan të mposhtej nga Sassuolo.

Milan e përfundoi sezonin me 86 pikë, dy më shumë se Interi në vendin e dytë.

Milan dhe Inter e rivalizuan njëri-tjetrin për Scudetto, sidomos në xhirot e fundit, duke e bërë shumë interesante garën. /Gazeta Express/

Comments