Adaptimi i orëmatësve, EVN: Janë 800 mijë orëmatës, do të bëhet me 4 faza

324

Pas publikimit në numrin e sotëm të Gazetës Zyrtare të tarifës së re…

Pas publikimit në numrin e sotëm të Gazetës Zyrtare të tarifës së re për shitjen e energjisë elektrike në amvisëritë dhe shfrytëzuesit e vegjël, EVN zyrtarisht duhet të fillojë procedurën për kthimin e tarifës së lirë ditore.

Por, paralajmërimi se adaptimi i orëmatësve për përllogaritjen edhe të tarifës së lirë do të bëhet deri në 1 tetor, ka hasur në reagimin e EVN-së.

Kompania thotë se fizikisht është e pamundur që adaptimi i të gjitha 800 mijë orëmatësve të vihet në një afat kaq të shkurtër. Sot vendoset dinamika e adaptimit dhe nga EVN thonë se me siguri e njëjta do të bëhet në 4 faza gjatë tetorit, varësisht nga periudha kur lexohen orëmatësit.

“Ende bëhen përgatitjet e softuerëve, pas çka do të bëhet testimi i tyre për të shmangur gabimet gjatë skanimit të orëmatësve. Gjithsej ka 800 mijë orëmatës të cilët patjetër do duhet të rregullohen në mënyrë manuale që të llogarisë sa kilovat orë ka shpenzuar shfrytëzuese në tarifën e lirë”,- thonë nga EVN.

Comments