Adem Grabovci i premtoi Faton Ramadanit : “Nëse pajtohen shefat, ua lirojë vëllezërit” (FOTO)

242

auto_ramadani1471179021

Adem Grabovci, personazhi kryesor i përgjimeve të fundit të nxjerrura me vendim gjykate ishte i kyqur edhe në rastin Kiçina/ Ramadani. Ai i kishte premtuar Faton Ramadanit se nëse do të pajtoheshin shefat e tij atëherë ai do të i lironte vëllezërit e tij.

“Pasi kërkuam çdo rrugë institucionale, pasi provat e marra nga Policia e Kosovës humbën në Dhomën e Dëshmive askush nuk dha përgjegjësi për këto prova, ne u detyruam të kërkojmë çdo rrugë të mundëshme për të dal e vërteta në shesh.

Më 2008 së bashku me Skënder Halilajn, të akuzuarin si gjoja njeriu që pagoi vrasjen e familjës Hajra, takuam Hajredin Kuçin në atë kohë zëvendësministër, ai tha :” ne juve ju kemi liruar dhe ne vendosim se kush lirohet e kush jo”.

Më pastaj vazhduam tek Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ku e takova në Restaurant Tifani . Enver Hasani më tha se nëse provat janë humbur në polici atëherë rasti duhet të kthehet në rigjykim. Edhe këtë mundësi e shfrytëzuam duke bërë ankesë që rasti të kthehet në rigjykim por nuk morëm asnjë përgjigje.

Fadil Demaku pasi ishte i akuzuar në rastin Hajra më tha se Enver Hasanin e ka në duar Hashim Thaçi.

Ne kishim prova të reja që do të mundësonin që rasti të kthehej në rigjykim, Hashim Thaçi e Hajredin Kuqi më premtuan se rasti me këto prova të reja do të kthehej në rigjykim. Por Adem Grabovci në një restaurant në Milloshevë më tha se nëse nuk janë kundër Kadria ose Hashimi ne e rikthejm pa problem lëndën në rigjykim sepse në Gjykatën Supreme janë tanët të gjithë. Ata u munduan që të më humbnin çdo provë që dëshmon pafajësin e vëllëzërve të mi, sepse provat humbënin nëpër dhoma të dëshmive të policisë duke mos u dhënë asnjë shpjegim, por ata nuk kanë qenë në dijeni se unë kam poseduar edhe prova tjera, inqizime që tregojn përfshirjen e njerzëve në vrasjen e asaj familje, e që tash i kam dërguar në Eulex që nëse nuk ndërhyn askush atëherë rasti do të kthehet në rigjykim.”

 

Më poshtë keni dëshmin që Ramadani e ka pyetur Grabovcin se cili prej shefave të tij Hashim Thaçi apo Kadri Veseli ishte kundër që drejtësia të shkoj në vend në rastin Kiçina/Ramadani.

 

Portali DrenicaSot posedon audioinqizimin, bisedën në mes Faton Ramadanit e Ferat Shalës që i tregon këtijë të fundit që Shpresim Uka e akuzon drejtpërdrejt Ferat Shalën si urdhërdhënës për vrasjen e familjës Hajra, vrasje kjo që mban padrejtësisht në burgje vëllëzërit Ramadani e Kiçina. Në ditët në vazhdim do të publikojm këtë audioinqizim./DrenicaSot.

Comments