
Zëvendësministri i arsimit Arbëri Ademi në emisionin Clickplus të televizionit 21 ka folur për reformat në arsimin fillor, gjegjësisht për reduktimin e lëndëve te klasat e para, transmeton Medial.mk.
Ademi thotë se nxënësit e klasës së parë nuk duhet të kenë më shumë se katër orë në ditë, si dhe ora të mos zgjasë më shumë se 55 minuta, ku dhe në kuadër të 55 minutave fëmijët të kenë 15 minuta pushim nën praninë e mësimdhënësit.
Po ashtu nxënësit të kenë edhe një pushim jashtë objekteve të mbyllura të shkollës. Ademi po ashtu tha që synimi dhe propozimi është që të reduktohet edhe numri i lëndëve.

