ADEMI: Edhe votuesit e partive tjera e pranojnë se BDI do t’i fitojë zgjedhjet (FOTO)



Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi ka komentuar anketën e fundit të Institutit “Dimitrija Çupovski”, ku BDI-në e nxjerr fitues absolut të zgjedhjeve të ardhshme.
“Rezultatet e anketës së fundit, përsëri e nxjerin BDI-në fituese të zgjedhjeve.
Më e rëndësishme është përgjigjja në pyetjen: cila parti politike do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme?
Nëse shihen rezultatet e kësaj pyetje, do të shihet se rezultati për BDI-në është më i lartë se sa ata që do ta kishin votuar atë. Kjo d.t.th se edhe votuesit e partive tjera e pranojnë se BDI do t’i fitojë zgjedhjet”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij në Fejsbuk.