Ademi: Kërkojmë përkrahje nga qytetarët për kandidaturën e Osmanit, që të na mundësojnë ndryshimin e Kushtetutës

195

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi përmes një deklarate para Presidencës ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për kandidaturën e Bujar Osmanit për president të vendit, përcjell TV21. Ademi thotë se BDI do të luftojë që presidenti të zgjedhet në Kuvend me 80 vota respektivisht me shumicë prej 2/3.

“Prandaj kërkojmë përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për kandidaturën e Bujar Osmanit që të na mundësojë ta ndryshojmë kushtetutën njëkohësisht, edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe amendamentet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë. Kjo do të jetë qëndrimi i BDI-së edhe për rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare dhe ne do t’ia arrijmë”, deklaroi mes tjerash Ademi.

Comments