Ademi: Komuna pa vizion urban – Gostivari po ndërtohet nga privatët

53
fresco

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, kritikoi ashpër udhëheqjen aktuale komunale për mungesë të vizionit në zhvillimin urban të qytetit.

“Gostivari po rregullohet dhe zhvillohet më tepër nga iniciativat dhe investitorët privatë, por jo nga vetë komuna. Kjo është dëshmi e qartë se institucionet nuk kanë asnjë lloj vizioni për planimetrinë dhe urbanizmin,” tha Ademi.

Ai theksoi se një qytet nuk mund të ndërtohet mbi spontanitetin e sektorit privat, pa një strategji të qartë komunale dhe planifikim afatgjatë.

“Pa një plan të qartë urbanistik dhe pa drejtim nga komuna, qyteti rrezikon të humbasë identitetin dhe funksionalitetin,” paralajmëroi Ademi.

Comments