Ademi në takim me SASHK-un

310

Bashkëpunimi i mirë dhe raporti i partneritetit midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoni do të vazhdojë të avancohet në periudhën në vijim, me të vetmin qëllim që të ketë kontribut të përbashkët dhe maksimal për të avancuar gjendjen në sferën e arsimit dhe shkencës në vend.

Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm midis ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe udhëheqësisë më të ngushtë të SASHK-ut, kryesuar nga kryetari Jakim Nedellkov.

Ndër të tjera, në këtë takim është theksuar se vazhdon dialogu social në drejtim të përmirësimit të statusit të punonjësve të arsimit dhe në përgjithësi të të punësuarve në arsim dhe shkencë.

Me këtë rast ministri Ademi ka theksuar se nënshkrimi para pak kohësh i marrëveshjes për rritjen e pagave për të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme është vetëm fillimi i planit, me të cilin Qeveria ka për qëllim t’i avancojë të drejtat, mundësitë, statusin material dhe kushtet e punës për ata.

Nga sindikata kanë shprehur kënaqësi nga ky veprim ku, siç potencuan, premtimi është realizuar, duke pritur që në të ardhmen në masa të këtilla të përfshihen edhe punonjësit në arsimin sipëror dhe shkencë.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili është vlerësuar si solid, por u potencua edhe fakti se duhet të shtohet intensiteti për zgjidhjen e sfidave, në interes të nxënësve dhe edukimit të tyre cilësor.

Comments