Ademi: Shqipja do të jetë e mbrojtur dhe e barabartë

381
fresco

midle

Ademi: Shqipja do të jetë e mbrojtur dhe e barabartë

Kandidati për deputet i zonës 6, Xhevat Ademi, ritheksoi përbetimin e Bashkimit Demokratik për Integrim se gjuha shqipe dhe zyrtarizimi i plotë i saj vazhdon të qëndrojë lart në agjendën e partisë. Sipas Ademit, një Maqedoni dygjuhësore do të jetë në favor të gjithsecilit, andaj  duke filluar nga data 12 dhjetor, BDI nuk do të ndalet derisa të përmbyllet përfundimisht edhe kapitulli i gjuhës.

“Për BDI-në, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe apo Maqedonia dygjuhësore sjell përfitime shumëdimensionale jo vetëm në mardhëniet ndëretnike dhe në rritjen e unitetit ndërmjet bashkësive por edhe përfitime ekonomike dhe de-etnizim të politikës në favor të ideologjizimit të saj. Mandati ynë që do buron nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, merr për detyrim sjelljen e një ligji “lex generalis”, një gjithpërfshirje të të gjitha aspekteve , barabarsisë pasi një gjë e tillë është edhe ndër shtyllat themelore tonat.” 

Ademi gjithashtu tha se në mandatin e ardhshëm, BDI do të zotohet për sjelljen e një ligji me të cilin do formohet institucion mbrojtës dhe mbikqyrës të zbatimit të ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Comments