ADILI: Të debllokohet Parlamenti. Shqipja para se të bëhet qeveria


Madje, përfaqësuesi i Aleancës për shqiptarët Zylfi Adili- Qufa ka thënë se lidhur me situatën e krijuar duhet të debllokohet puna e Parlamentit.
“Duhet të debllokohet Parlamenti, me një numër të mjaftueshëm të shumicës parlamentare. Ne e kemi thënë hapur se shumë me rëndësi e kemi çështjen e gjuhës shqipe dhe ajo të jetë e barabartë në përdorim edhe në shkrim dhe të votohet në Parlament para se të bëhet qeveria”, ka thënë Adili në “Rruga drejt…” në Alsat-M