Adnan Januzaj kontaktohet nga klubi në Premierë Ligë

435

Evertoni ka “bërë një kontakt” me ish lojtarin e Manchester United, Adnan Januzajn, sipas raporteve të fundit nga Belgjika.

Anësori 23-vjeçar është aktualisht te skuadra spanjolle Real Sociedad pas largimit nga United për kalim në La Liga sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Por, ‘Het Nieuwsblad’ sugjeron tani që një rikthim i menjëhershëm në Premierë Ligë mund të ndodhë duke shtuar se stadiumi Goodison Park mund të jetë një “destinacion i mirë” për Januzajn pasi futbollisti me prejardhje shqiptare e njeh mirë pjesën veriperëndimore të Anglisë.

Januzaj ua kujtoi audiencës angleze talentin e tij kur shënoi një gol të bukur në fitoren 1 me 0 ndaj “Tre Luanëve” në ndeshjen me Belgjikën në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Goli i siguroi Belgjikës vazhdimin tutje në fazat grupore dhe në fund ata siguruan vendin e tretë të turneut duke mposhtur sërish Anglinë.

Comments