Adoleshentja shkon të abortojë fëmijën, infermierja e shpëton foshnjën dhe e shet (FOTO)

405

Një rast aspak normal është regjistruar në Kinë. Një 18-vjeçare kishte shkuar për ta abortuar foshnjën e saj në javën e 35 të shtatzënisë, por më pas mëson se fëmija ishte shpëtuar dhe shitur te një familje tjetër. 18-vjeçarja Lili nga Inner Mongolia zbuloi që ishte shtatzënë dhe nuk i kishte treguar askujt deri në javën e 35. Mirëpo, më pas shtatzënia e saj u zbulua dhe e shoqëruar nga i vëllai, ajo iu nënshtrua një aborti.

Infermierja i kishte thënë që aborti kishte shkuar mirë dhe foshnja kishte vdekur. Mirëpo, infermierja e kishte marrë foshnjën, i kishte dhënë oksigjenin e nevojshëm dhe më pas e kishte fshehur në një dollap. Ajo e kishte shitur foshnjën te një kushëriri i saj. E gjithë ngjarja e rëndë u zbulua nga policia, pas denoncimit të bërë nga fqinjët e atij që bleu foshnjën.

Comments