Adriatik Llalla hedh “bombën” tjetër: Ambasadorë të huaj më kërkuan arrestime ministrash dhe ish-ministrash

218
fresco
Kryeprokurori Adriatik Llalla tha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” se ambasadorë të rendësishëm në Shqipëri i kanë kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Ambasadorë të huaj kanë përfituar nga imuniteti i tyre që nuk janë ndjekur penalisht pasi i kanë kërkuar në zyre Kryeprokurorit arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë në vend.

“Këta ambasadorë kanë kërkuar arrestimin e emrave të lartë zyrtarësh të niveleve të larta në Shqipëri. Bëhet fjalë për ministra dhe ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vlerësoj se e kanë bërë këtë në bazë të opinioneve që ata kanë patur. Qendrimi im ka qenë i prerë se prokuroria vepron mbi bazën e provave dhe jo opinioneve të tyre.
Në lidhje me këtë shqetësim kam njoftuar Presidentin e Republikës.
Në dijeninë time Presidenti i Republikës ka marrë kontakt dhe i ka shpeehur shqetëimin atyre dhe një pjesë e tyre nuk e kanë pranuar këtë shqetësim. Kërkesa është bërë rreth dy vite më parë”., – tha ai. /Albeu.com/

Comments