Adrola tregon si qëndron marrëdhënia me ish-bashkëshortin!
Cilësohet si një ndër modelet më të bukura shqiptare.
Adrola Dushi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Mirage”.Ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe ajo profesionale, si dhe foli edhe për ish-bashkëshortin.
Në këtë rast, Adrola e cila është ndarë tash e sa vite me të, tregon se çfarë raporti ka me Edisin.
“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e kishim këtë marrëdhënie as kur ishim bashkë, siç e kemi tani. Marrëdhënie pa inate, me shumë mirëkuptim. Jam e lumtur që e kemi këtë marrëdhënie të dy dhe si japim Troin stresin. Dalim të tre, është gjë shumë e mirë për të tre”, tha Adrola.