Afaristi Orce Kamçev ofron miliona euro pronë për të dalë nga paraburgimi

380

TV Telma raporton se afaristi Orce Kamçev ka ofruar 14 milionë euro pronë për të garantuar që nuk e ka ndërmed t’i ikë drejtësisë.

Sipas këtij televizioni, bëhet fjalë për pronë të patundshme familjare

Se a do ta pranojë gjykata këtë ofertë të Kamçevit mbetet të shihet në javën në vijim kur do të ketë seancë gjyqësore.

Përndryshe, Kamçevit iu zgjat paraburgimi për 30 ditë tjera. Ai është një nga të akuzuarit në lëndën “Perandoria” të Speciales.

Shkaqet e vazhdimit të paraburgimit ndërlidhen me miqësia me jashtë. Njëkohësisht, Gjykata mendon se ai mund të ndikojë te dëshmitarët.

Comments