AFËR DHE LARG MARRËVESHJES, KËRKOHET ZËVENDËSI I GRUEVSKIT?

286

 

VMRO dhe BDI vazhdojnë të mos japin informata zyrtare rreth zhvillimeve për formimin e Qeverisë. Nga ana tjetër, në rrugë jozyrtare nga burime partiake gazeta KOHA merr vesh se të dyja palët po shoshitin qëndrimet përfundimtare rreth formalizimin të koalicionit qeverisës. Vendimtare pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, iu është kthyer bisedimeve me VMRO-në ka qenë takimi që ka pasur kreu i kësaj partie me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili nuk ka qenë i gatshëm të bisedojë në tërësi për pikat e Deklaratës shqiptare, duke taktizuar me marrjen e mandatit, shkruan gazeta KOHA në numrin e sotëm. Nga ana tjetër, të njëjtat burime thonë se BDI përfundimisht i mbetet besnik parimit fituesi me fituesin në lidhje me bashkëqeverisjen, kjo për të mos u thyer standardi i vënë më herët nga këto dy parti, që në vitin 2008, e që dy partitë vlerësojnë të jetë në dobi afatgjatë për demokracinë në vend. Gjithashtu, këto burime thonë se ajo që ka vonuar pikërisht arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes VMRO-së dhe BDI-së, ka qenë vetë emri i mandatarit Nikolla Gruevski. Ndaj Gruevskit vazhdojnë të jenë kundër shumica e anëtarëve të Kryesisë së BDI-së dhe anëtarësia e gjerë. Gjithnjë duke iu referuar këtyre burimeve, mësohet se BDI dhe VMRO po kërkojnë një alternativë tjetër sa i përket emrit të mandatarit, që Nikolla Gruevski të zëvendësohet me dikën tjetër nga VMRO, kur emra të përfolur një kohë të gjatë janë ai Nikolla Popovskit, ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Todorovit – ministër i Shëndetësisë, por edhe ai i ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jolevski. Në këtë pikë mbetet të shihen hapësirat ligjore, por se për ta jetësuar këtë alternativë – pritet të marr fund mandati i Gruevskit, që eventualisht BDI dhe VMRO të shpallin shumicë parlamentare, dhe më pas t’i hapet rruga presidentit Gjorge Ivanov të mandatojë person tjetër. Me gjasë, Nikolla Gruesvki do të mbetet kryetar i partisë dhe personi që do të diktojë emrat ministror, ndërsa nuk përjashtohet as kandidimi i tij për president të vendit.  Sa i përket ndarjes së pushtetit, siç ka raportuar gazeta KOHA tre ditë më parë, gjuha shqipe do të fitojë status shumë më të avancuar për përdorim të brendshëm për qytetarët shqiptarë përveç në nivel lokal, edhe atë në ato qytetet ku numri i shqiptarëve është fare i vogël. Në resorët qeveritar, ende nuk informata konkrete, por se BDI do të luaj rol kyç në sektorin Punëve të Brendshme, atë të Drejtësisë, të Mbrojtjes dhe në shërbimin inteligjent. Në këtë mes flitet se kryetari i Parlamentit mund të sakrifikohet me sektorin e Financave në Qeveri, kur BDI për herë të parë në këto 25 vite do të merrte këtë post ministror. Mbetet për t’u parë nëse Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të shndërrohet në Ministri për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, propozim që ka dalë nga analiza profesionale që i është bërë Marrëveshjes së Ohrit, por edhe nga Deklarata e Tiranës. Ajo që dihet tashmë dhe konfirmohet edhe nga zyrtarë të larët të BDI-së është se qasja ndaj buxhetit tërësisht do të ndryshojë më shumëfishim të investimeve qeveritare në vendbanimeve shqiptare, kjo përmes një agjende të re qeveritare pasi të zgjidhet nga Parlamenti. Në lidhje me Prokurorinë Speciale, do të mbetet që për dy ligjet e saj, njëri për vazhdimin e mandatit të saj edhe për 18 muaj dhe Ligji për dëshmitarë të mbrojtur, të flitet pas zgjedhjes së Qeverisë në Parlament, pasi në këtë rast duhet konsensus i përgjithshëm nga të gjitha partitë politike për funksionimin e mëtutjeshëm të saj. Siç po kërkohet nga BE, përbërja e re qeveritare duhet të kthehet në kursin e integrimeve, të fokusohet në avancimin e marrëdhënieve ndëretnike, të bëjë reforma me theks në fushën e gjyqësorit dhe  në organet e inteligjencës, si dhe të avancojë bisedimet në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.

Comments